Vonohet ardhja e armëve të
Skënderbeut në Muze

7 Nëntor 2012, 13:50| Përditesimi:

  • Share
Edhe pse vetëm 20 ditë na ndajnë nga 100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë, nuk është përcaktuar ende data e saktë e ardhjes në Shqipëri të shpatës dhe përkrenares së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kohë më parë nga qeveria dhe drejtuesit e MHK-së është premtuar vetëm se shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut do të jenë në Muzeun Kombëtar më 28 nëntor, por vetë drejtori i këtij institucioni, zoti Luan Malltezi, shprehet se “shqetësimi dhe interesimi më i madh i palës austriake, përkatësisht “Kunsthistorisches Museum”-it ka qenë siguria, dhe nga pala austriake gjatë këtyre muajve nuk kanë munguar inspektime të njëpasnjëshme në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë”.

Drejtori i MHK-së, zoti Luan Malltezi thotë se “Krahas vendosjes ato kanë edhe kërkesa të tjera. Një nga këto është dhe sa të garantuara janë ato në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar realizon kushtet e ruajtjes. Ne kemi nën vëzhgim Muzeun Historik me një shërbim 24 orë nga organet e rendit. Vetë çdo ambjent i Muzeut është i vëzhguar me kamera, kemi inspektorë të sallave”. Sipas drejtorit të MHK-së, menaxhimi i fluksit të vizitorëve mbetet gjithashtu një nga problemet e muzeut, ndërsa nuk është përcaktuar nëse hyrja do të jetë falas apo me biletë. "Për të parë objektet e Skënderbeut do vihet në lëvizje e tërë shoqëria shqiptare dhe ky është një shqetësim i madh për ne, në kuptimin që do të kemi një dyndje të madhe të njerëzve në Muze. Është menduar edhe për çështjen e biletës. Ne dëshirojmë që njerëzit të vijnë, por jemi të interesuar që vizita në muze të jetë e rregullt. Muzeu të mos jetë në situatë të vështirë nga pjesëmarrja e vizitorëve", pohon drejtori Luan Malltezi.

(dhh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?