Vonesat në ndërtimin e Teatrit Kombëtar, Rama: Shkak rritja e kostove në sektorin e ndërtimit! Do bëhet siç është projektuar

25 Prill 2022, 12:02| Përditesimi: 25 Prill 2022, 12:09

  • Share

Rritja e kostove në sektorin e ndërtimit ka çuar në vonesa për fillimin e  ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën për fillimin e Javëve Ndërkombëtare të Kulturës, ku theksoi se tërmeti, pandemia dhe së fundmi lufta në Ukrainë, kanë ndikuar në këtë rritje të çmimeve.

Ai theksoi megjithatë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç është projektuar, duke shtuar se jo të gjitha planet mund të zbatohen në afatet e përcaktuara kur në mes futen faktorë të tjerë.

"U bënë 3 vite që bëjmë plane dhe kemi projekte për të realizuar e ndërkohë vendi përballet me ndërhyrje masivisht të forta faktorësh jashtë nesh. Fatkeqësisht pasi tërmeti, pandemia e lufta në Ukrainë, kanë goditur shumë në aspektin e rritjes së çmimeve në tërësi dhe të rritjes së çmimeve të ndërtimit në veçanti. Jemi duke diskutuar që ka patur një ndikim jo të vogël në industrinë e ndërtimit. Nuk ka asnjë ndryshim sa i përket projektit për Teatrin, por e gjitha lidhet me këtë moment të vështirë për kalimin e projektit nga letra, por gjithçka lidhet me kostot. Është e kotë që me këto çmime t'i kërkosh kompanive të marrin pjesë në gara të tilla. Po merremi me këtë çështje dhe do e gjejmë një zgjidhe, teatri do ndërtohet siç është projektuar. Por jo të gjitha planet mund të zbatohen në afatet e caktuar kur në mes futen ngjarje as mund të parashikohen as mund të evitohen", tha ai.


Lajmi kryesor:

'Shqipëria mikpret botën', nisin sot Javët Ndërkombëtare të Kulturës, Rama: E kthejmë në traditë të përvitshme, mbyllet me Kosovën! Shpalosim vlerat më të mira të shqiptarisë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?