Vonesat e fluturimeve të Wizz Air, eksperti Progonati: Kompania ka mangësi personeli dhe flote! Qytetarët të informohen për të drejtat

29 Mars, 18:42| Përditesimi: 29 Mars, 19:31

  • Share

Në Aeroportin e Tiranës përgjatë vitit 2023 janë vonuar për më shumë se 3 orë 281 fluturime dhe 60% e vonesave janë të një kompanie të vetme Wizz Air Europe. 

Në ‘Studio Live’ në Report Tv, eksperti i aviacionit civil, Altin Progonati u shpreh se kompania Wizz Air ka pasur mjaft problematika, kjo edhe për shkak se është përhapur shumë në Europë dhe ka sjellë mangësi në personel të kompanisë.

'Pjesa me Wizz Air, ajo që di ka qenë gjithnjë problematik në mbajtjen e orarit. Është hapur shumë në Europë. Sjell mangësi dhe mungesa në mbushjen e destinacioneve edhe me numrin e flotës. Kanë edhe ekuipazhe të reja. Edhe struktura e kompanisë është jo me hapin e kohës. Struktura është gjithnjë në kërkim të personelit. Është hapur më shumë se kanë kapacitet. Kanë pagat më të ulëta në Europë. Stafet lëvizin në destinacione të tjera. Europa nuk është me aq e lakmuar.', thotë Progonati. 

Nga ana tjetër, Progonati thotë se çdokush që fluturon e ka biletën edhe si një kontratë me kompaninë e udhëtimit, që në rast se shkelet ka penalitete.

'Kemi dy faktorë, kompania ajrore dhe autoriteti civil. Mbrojtja e pasagjerit bëhet me disa faza. Mbrojtja në aeroport. Kemi dhe mbrojtjen që bëhet nga aviacioni civil. Shteti duke ulur pikët, edhe duke reduktuar oraret dhe duke detyruar kompanitë të paguajnë. Bileta është një kontratë me kompaninë ajrore. Nëse thyhet nga një krah ka penalitetet e veta.', shton ai.

Sipas ekspertit, shtetit duhet të informojë publikun se si të përballet në rast vonesash në fluturime.

'Shteti duhet të vendos numra informimi. Japin informacion pasagjerit për të drejtat dhe detyrime e tyre. E dyta shtetit detyron kompaninë ajrore të zgjidhi problematikat e pasagjerëve. Kemi dy kategori vonesash. Forcat madhore dhe vonesat e kompanisë që lidhen me mirëmbajtjen stafin. Kemi dhe tejkalimit të orëve nga pilotët. Kur kalohet ai refuzon të udhëtojë. Derisa të vij ekuipazhi tjetër, bëhet pengesë.

Kompanitë ajrore sillen me një arrogancë shumë të madhe. Edhe pasagjeri duhet të dijë të drejtat e veta. Shpesh kemi edhe mosditjen e këtyre gjërave. Qytetari ka një numër tek bileta. Nëse nuk përgjigjet informohet tek zyra e aeroportit ku është përfaqësuesi i kompanisë.

Vetë aviacioni civil duhet të bëjë fushatë ndërgjëegjësimi kush janë personat e tyre dhe duke dhënë numrin e aviacionit civil në aeroport. Ndoshta dhe një spot publicitar do ishte mirë.', vijon më tej eksperti.

Për t’u kthyer Wizz Air, Progonati shton se kjo kompani ka dhe një numër të mangët të avionëve

'Të gjitha kompanitë lowcost kanë patur shumë vonesa. Mundohen të ulin shpenzimet shumë, që të ulin dhe çmimin e biletës. Bileta është e lirë, por duhet të paguash shumë gjëra të tjera, valixhen. Duke ulur kostot, ulin dhe kostot e mirëmbajtjes. Wizz Air nuk arin ti mbulojë të gjitha aeroportet. Stafin nuk e ka të plotë. Edhe avionët nuk i ka në numrat e duhur. Pastaj është pjesa teknike. Është një kompani që i stërmundon punëtorët.', përfundon Progonati.

Si pasojë e shtyrjes së orës së fluturimit, vitin e shkuar minimalisht është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë-Tereza 843 orë.

Pra Wizz Air, e cila erdhi në tregun shqiptar me synim për të sjellë cilësi, shërbim dhe korrektësi me çmim të ulët, në fakt po lë me mijëra pasagjerë në pritje pa marrë në konsideratë rëndësinë e udhëtimit, nëse është për arsye shëndetësore apo diçka tjetër emergjente.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tonton: 30/03/2024 08:44

    Duhet dhe shteti të informohet për të drejtat e qytetarëve

    Përgjigju
  • Populli: 29/03/2024 19:09

    Ne kane mangesi personeli etj etj, ateher te qerrohen se ne s'ua kemi borxh te na pelcasin buzen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?