Inspektorati i Lartë i Drejtësisë

Vonesa në zbardhjen e vendimeve, ILD heton 3 gjyqtarë! 2 magjistratë zbardhën vendimet me 107 dhe 120 ditë vonesë! Hetimi: Një prej tyre s’i dorëzonte fare vendime

6 Tetor 2023, 17:16| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 17:18

  • Share

Inspektorati i Lartë i drejtësisë, ka nisur verifikimet për tre gjyqtarë, për shkak se kanë vonuar zbardhjen e vendimeve gjatë vitit të fundit.

Një magjistrat gjyqtar i Administratives në Tiranë ka depozituar vendimin e  arsyetuar në sekretari 107 ditë nga momenti i shpalljes.

Po kështu, në një rast tjetër që po hetohet gjyqtari e ka arsyetuar vendimin 120 ditë nga shpallja. Rasti i tretë, lidhet me një gjyqtar që vendimet e shpallura nuk i ka dorëzuar fare në sekretari.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Durimi: 12/12/2023 22:32

    Zoti Artur Metani! Para se te kontrollosh budalliqet e afatit te dorezimit te vendimeve ( ne nje kohe qe sistemi po mbtet nga puna dhe mungesat e shkaktuara nga vakancat ) kontrollo me pare vendimet me natyre korruptive dhe nepotike te anetarve te KLP dhe KLGJ. Kontrollo vendimarrjen e KLP ku me shkelje flagrante te kushtetutes, ligjit per statusin dhe atik për konfliktin e interesave , dy anetaret Eloida Goxhi dhe Esmeralda Cami, gjate kohes qe ishin anetare ne KLP transferuan veten ne Tirane. Keto kontrollo i nderuar zoti Metani dhe jo merreni me idiotesira afatash. Kur te krijohen kusht optimale pume për magjistratet atehere hajde shih afatet. Kontrollo me pare shperdorimin e detyres se ne te njejten kohe por shperdoren dhe ti detyren tende duke shkelur ligjin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?