Vonesa me tamponët, MSH: Do hapet laboratori i tretë! Po studiojmë paketën e rimbursimit të ilaçeve, çmimi i vaksinës COVID po mendohet të jetë 10.2 $

4 Nëntor 2020, 15:03| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 15:27

  • Share

TIRANË- Të shumtë janë qytetarët që kanë shfaqur ankesa për vonesën e përgjigjeve të tamponit për COVID, një shqetësim ky i përcjellë edhe përmes zërit të kryedemokratit Lulzim Basha. Për t’i dhënë zgjidhje, Ministria e Shëndetësisë po mendon hapjen e një laboratori të tretë këtë javë për testet COVID-19.

“Porsa i takon vonesave për testet dhe përgjigjet ne brenda javës do të hapim laboratorin e tretë dhe do të jetë ai që do të shërbejë për të ulur vonesat dhe do të dyfishohen kapacitetet. Sa i takon paketës së rimbursimin të ilaçeve, qeveria është duke vlerësuar paketat e kurimit për skenarin kur ai është në shtëpi, pra dy skenar trajtim i thjeshtë dhe i moderuar. Jemi endi duke diskutuar dhe për të gjetur mundësinë e financimit”,u shpreh sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë Gelardina Prodani.

Sekretarja e Ministrisë, Gelardina Prodani tha se si pjesë e marrëveshjes COVAX, Shqipëria do ta sigurojë vaksinën anti-COVID të cilën një qytetar mund ta blejë për 10 dollatë.

 “Sigurimi i vaksinës COVID-19, nëpërmjet sistemit COVAX ku do të sigurohen 1.2 milionë doza vaksine, sipas angazhimit të bërë në vitin 2020 do të jetë me kosto 12 milionë dollar, përllogaritja e çmimit për vaksinë parashikohet 10.2 dollar, por ende është duke u rishikuar”, tha Prodani.

Për Ministrinë e Shëndetësisë, buxheti për 2021-shin në vlerën e 67.7 miliardë lekëve është i mjaftueshëm dhe i përmbush të gjitha nevojat dhe kostot për pandeminë. Por, pavarësisht financimit me fonde nga buxheti i shtetit, Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar një marrëveshje për kredinë e re me Bankën Botërore.

 “Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje për kredi me Bankën Botërore, për 15 milionë euro, që këto dit do të shqyrtohet edhe nga ju. Ky është një instrument i përdorur nga Banka Botërore për emergjencën për të për të përballuar pandeminë COVID, dhe do të konsistojë në fuqizimin e kapaciteteve laboratorike, fuqizimin me kite, fuqizim i sistemit me autoambulanca etje”,deklaroi përfaqësuesja e ministrisë në Komisionin e Ekonomisë.

Me situatën aktuale të pandemisë, në Shqipëri nuk mendohet të kthehet një mbyllje e dytë. Zonja Prodani tha se nga 1 janari 2021 do të fillojë rritja e pagave për stafin mjekësor, ndërsa në përgjigje të akuzave se bluzat e bardha nuk kanë marrë shpërblimet e premtuara ajo tha se janë 550 mjekë, 3130 infermier dhe 134 epidemiologëqë kanë marrë bonusin 1 mijëeuro dhe janë 739 staf mbështetës të cilët kanë përfituar 500 euro bonus në muaj.

Aktualisht, në vendin tonë janë 2 laboratorë për tamponët. Ai në ISHP, dhe mikrobiologjiku në QSUT, ndërsa karshi pagesës ky shërbim merret edhe në laboratorët privatë të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?