Kryemininistri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçeski dhe Presidentja e KE-së Ursula Von Der Leyen

Von Der Leyen telefonon Kryeministrin e Maqedonisë: Janë afër arritjes së marrëveshjes me Bullgarinë! BE është gati të caktojë datën e negociatave

1 Korrik 2022, 13:36| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 16:02

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian Von Der Leyen ka telefonuar sot Kryemininistrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në lidhje me zgjidhjen e ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ajo thotë se Maqedonia e Veriut është në prag të një marrëveshje me Bullgarinë.

Ky hap i mundëson Komisionit Europian që të nisë procesin e shqyrtimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sipas Von Der Leyen.

“Lajme të mirëseardhura që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet. Komisioni Evropian  është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane”, shkroi  Von Der Leyen në Twitter.

Në ditën e fundit të Presidencës franceze të Bashkimit Evropian, në qeverinë e Shkupit mbërriti zyrtarisht propozimi francez për zgjidhjen për heqjen e vetos bullgare me garancinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Macron-i tha se ka marrë dakordësinë e kryeministrit dhe presidentit të Bullgarisë për propozimin francez, dhe pret që diskutimet në qeverinë e Shkupit të jenë pozitive. Në Maqedoninë e Veriut pritet të nisin konsultimet e gjera në qeveri dhe partnerët e koalicionit, presidentin, parlamentin, opozitën dhe me shoqërinë civile. 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?