Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Von der Leyen: Rusia po përdor gazin kundër nesh! Nord Stream 2 nuk përjashtohet nga sanksionet

4 Shkurt 2022, 12:26| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 12:28

  • Share

Presidenta e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një intervistë për gazetat “Les Echos” në Francë dhe “Handelsblatt” në Gjermani, deklaroi se se Rusia po ushtron presion ushtarak mbi Ukrainën dhe po përdor furnizimet me gaz si levë ndaj nesh. Von der Leyen theksoi se Nord Stream 2 nuk mund të përjashtohet nga lista e sanksioneve.

“Kjo është shumë e qartë.” - tha ajo.

Për çmimet e larta të energjisë, Von der Leyen kritikon besueshmërinë e Gazprom.

“Përballë rritjes së kërkesës dhe rritjes së çmimeve, furnizuesit e tjerë të gazit kanë rritur ndjeshëm furnizimet e tyre, por jo Gazprom. Kompania, e cila i përket shtetit rus, krijon dyshime për besueshmërinë e saj”, - tha Ursula von der Leyen.

Në një situatë që Von der Leyen e përkufizon si shumë serioze, ajo përjashton rreziqet e menjëhershme mbi furnizimet nëse Rusia dhe Gazprom respektojnë angazhimet e tyre.

Në lidhje me sanksionet kundër Moskës në rast të një sulmi ndaj Ukrainës, Von der Leyen thotë se sanksionet europiane të koordinuara me partnerë si SHBA do të variojnë “nga kufizimi i aksesit në kapitalin e huaj deri te kontrollet e eksportit të komponentëve të teknologjisë së lartë, që Rusia nuk mund t’i zëvendësojë lehtësisht si sektorët e inteligjencës dhe armatimeve, kompjuterët kuantikë, lazerët dhe udhëtimet në hapësirë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?