Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian propozon heqjen e vetos për anëtarësim në BE: Pranimi, me shumicë të cilësuar

20 Mars, 16:30| Përditesimi: 20 Mars, 16:51

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të paraqesë sot propozime që do të ndryshonin mënyrën se si BE-ja pranon anëtarë të rinj. 

Në vend të qasjes aktuale “gjithçka ose asgjë”, Brukseli dëshiron të lehtësojë gradualisht Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor në BE.

Brukseli propozon tërheqjen nga kërkesa për vendime unanime, me qëllim shmangien e bllokimeve të ardhshme.

Dokumenti, sipas mediave të huaja, parashikon si instrument për pranim, votimin me shumicë të cilësuar.

Në rastin e Shqipërisë, një votim i tillë do të shmangte një veto të mundshme nga Greqia, lidhur me çështjen e Fredi Belerit.

Propozimi pritet të miratohet sot, ndërsa disa vende kanë shprehur rezervat e tyre, duke qenë se jemi në prag të zgjedhjet për drejtues të Bashkimit Europian.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?