Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen si dhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropian ndodhen në Kiev për të "treguar se BE-ja mbështet Ukrainën më fort se kurrë". Këtë e ka thënë vetë ajo në llogarinë e saj në Twitter.
"Është mirë të kthehem në Kiev, për herë të katërt që nga pushtimi i Rusisë. Këtë herë, me ekipin tim të komisionerëve. Ne jemi këtu së bashku për të treguar se BE-ja e mbështet Ukrainën më fuqishëm se kurrë më parë dhe jemi të gatshëm të forcojmë akoma më shumë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.
Sot është delegacioni më i madh i Bashkimit Evropian që ka mbërritur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus: gjithsej 15 komisionerë përveç presidentit. Nesër në samitin mes BE-së dhe Ukrainës do të arrijë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel .
Lajmi kryesor:
Lufta/ Von der Leyen: Ne jemi me Ukrainën! Zelensky: Rusia po përqendron forcat kundër gjithë Evropës! Putin: Nuk na mposhtni dot me tanke, kemi më shumë
F.D/ReportTv.al