Von der Leyen me jelek anti-plumb në Bucha: Pamë të paimagjinueshmen! Kjo është fytyra mizore e Putinit

8 Prill 2022, 17:38| Përditesimi: 8 Prill 2022, 18:39

  • Share

 

"Këtu ndodhi e paimagjinueshmja. Ne pamë fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit, pamaturinë dhe ftohtësinë me të cilën ata pushtuan këtë qytet. Këtu në Bucha ne kemi parë njerëzimin të shkatërruar." Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Bucha në vendin e masakrës.

"E gjithë bota është në zi me popullin e Buçës. Këta njerëz, po mbrojnë kufirin e Evropës, njerëzimin, demokracinë dhe ne i mbështesim ata në këtë betejë", tha Von der Leyen

 


Lajmi kryesor:

Von der Leyen me jelek antiplumb viziton Bucha dhe Kievin, takon Zelenskyn: Anëtarësimi juaj në BE fillon sot! Zbulohet varreza masive në Makarov! 50 të vdekur në masakrën e Kramatorsk


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?