Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka mbërritur në Kosovë, në kuadër të turit ballkanik që po zhvillon. Ajo është pritur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani dhe Von der Leyen pas takimit do të mbajnë një konferencë për media. Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Von der Leyen do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin, Albin Kurti.
Ndërsa takimi me kryeministrin Kurti do të mbahet rreth orës 14:40, është bërë e ditur në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit./KlanKosova
Lajmi kryesor:
Turi ballkanik/ Von der Leyen në Prishtinë, konferencë me Osmanin: Kosova ta pranojë Asociacionin, Serbia njohjen de facto! Presidentja: BE të na hapë dyert
S.S/ReportTv.al