Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

Von der Leyen: Këtë dimër jemi të sigurt për furnizimin me gaz, por BE duhet të çlirohet nga varësia ruse

16 Shkurt 2022, 13:01| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 13:22

  • Share

Këtë dimër, Bashkimi Europian është i sigurt do në gjendje të përballet me një ndërprerje të pjesshme të importeve të gazit nga Rusia, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Përshkallëzimi i tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës ka ngritur shqetësime rreth gazit rus në Evropë, duke bërë që BE të rishikojë planet e saj të emergjencës dhe të rishikojë mundësinë për furnizime aletrative.

Sipas saj, mbi 200 anije me gaz po mbërrijnë në Evropë, ndërsa bëri thirrje se Unioni duket të çlirohet nga varësia e gazit rus.

 “Ne kemi shqyrtuar të gjitha shqetësimet e mundshme, nëse Rusia zgjedh të përdorë energjinë si një levë presioni dhe mund të them se për këtë dimër jemi të sigurt. Me shtetet anëtare kemi marrë masa emergjente që mund t’i zbatojmë nëse arrijmë një krizë totale. Mbi 200 anije, LNG po mbërrijnë në Evropë. Por duhet të investojmë edhe për të çliruar veten nga varësia nga Rusia për gaz”, ka deklaruar von der Leyen .

Rusia furnizon rreth 40% të gazit natyror të Evropës. Çmimet e gazit u rritën në Evropë, pas u ‘përplasë’ rritja e kërkesës nga ekonomitë e vendeve që dolën nga pandemia dhe importeve të ulëta të Rusisë.

BE-ja ka folur me Shtetet e Bashkuara, Katarin, Egjiptin, Azerbajxhanin, Nigerinë dhe Korenë e Jugut për rritjen e dërgesave të gazit dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG), qoftë përmes dërgesave shtesë ose shkëmbimeve të kontratave, tha von der Leyen.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?