Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka bërë me dije se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti gjatë ditës së sotme. Von der Leyen shkruan se i ka bërë thirrje Kurtit për depërshkallëzim të situatës në veri të Kosovës dhe rikthim në dialogun e lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Fola me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes. Theksova nevojën urgjente për depërshkallëzim të situatës dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të flas me presidentin Vuçiç më vonë gjatë ditës së sotme”- shkruan Von der Leyen.
Lajmi kryesor:
Kosovë, sulmohet me granata komuna e Mitrovicës së Veriut! Kurti: Serbia të ndalë thirrjet për dhunë para se të humbasin jetë! Blinken: Të depërshkallëzohen tensionet
B.V/ReportTv.al