Bashkimi Evropian po ecën përpara me një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë në përgjigje të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një vizite në Finlandë, raportojnë mediat e huaja.
“Ne po punojmë shumë për të goditur Rusinë, aty ku i dhemb më shumë, për të zbehur kapacitetin e saj kundër Ukrainës. Dhe mund të them se po punojmë me shpejtësi për një paketë të 9-të të sanksioneve”, tha von der Leyen në një konferencë për shtyp.
Ajo gjithashtu shtoi: “Dhe kam besim se shumë shpejt do të miratojmë vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës, së bashku me G7 dhe partnerë të tjerë. Ne nuk do të pushojmë derisa Ukraina të fitojë mbi Putinin dhe të marrë fund lufta e tij e paligjshme dhe barbare”.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Bombardime në Kherson, ushtria ruse sulmon dhe një park lojërash! Kiev, 70% e shtëpive pa energji elektrike dhe pa ngrohje
S.S/ReportTv.al