Von der Leyen admiruese e Dua Lipës, Osmani e fton në 'Sunny Hill Festival': Hajdeni bashkë me Michel dhe Macronin

23 Qershor 2022, 12:01| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 12:56

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka bërë një ftesë të veçantë presidentes së Komsionit Europian Ursula von der Leyen. Teksa ajo e pyeti për Dua Lipën, osmani e ftoi në 'Sunny Hill Festival', teksa i tha që të marrë edhe kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel si dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron

 “Dua është mirë dhe shpresojmë t’iu kemi në kohën e Sunny Hill Festival që do zhvillohet në Kosovë ku [Dua] po sjell një line-up të mirë.”, tha Osmani.

“Jemi fansa të të njëjtës muzikante” shprehet Ursula teksa në atë moment, edhe Macron e kupton se për kë bëhet fjalë.

Kjo ftesë iu bë gjatë samitit të BE-së në Bruksel. Pas shumë debateve se ku do të zhvillohej 'Sunny Hill Festival', u vendos që të mbahej në Kosovë më datë 4, 5, 6, 7 ndonëse fillimisht u anulua për shkka të procedurave që u zvarritën nga qeveria e Kosovës. Ndërkohë, më datë 26, 27 dhe 28 gusht, 'Sunny Hill Festival' do të mbahet në Tiranë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?