Bota

Von Der Leyen: 70% e të rriturve në BE janë vaksinuar plotësisht

31 Gusht 2021, 13:54| Përditesimi: 31 Gusht 2021, 15:23

  • Share

70 % e të rriturve në Bashkimin Evropian janë vaksinuat ka deklaruar kështu presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Sot shënuam një arritje të rëndësishme në fushatën tonë të vaksinimit. Në BE 250 milionë njerëz janë plotësisht të imunizuar”, tha Von der Leyen përmes një videoje të postuar në internet.

Me këtë shifër, BE-ja ka arritur objektivin e vendosur muajin në janar që deri në fund të verës të vaksinohen 70 për qind e të rriturve.

Lufta globale kundër pandemisë së COVID-19 tani zhvillohet përmes betejës me variantit Delta, një lloj më ngjitës i koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur frikën se pandemia mund të vrasë edhe 236,000 njerëz në Evropë deri më 1 dhjetor.  Brukseli ka theksuar nevojën që BE-ja të zvogëlojë dallimet në shkallën e vaksinimit midis shteteve anëtare si dhe u ka bërë thirrje autoriteteve kombëtare të bëhen gati për një dozë të tretë të vaksinës, sapo të dhënat shkencore ta konfirmojnë se ajo është e nevojshme.

Disa vende të BE-së kanë shkallë më të lartë të vaksinimit, përshembull, Franca 72.5 për qind, Gjermania 70.6, Spanja 76.7 dhe 85.5 përqind Irlanda, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECD

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?