Von Cramon: Serbia të lirojë kosovarët, mos ta turpërojë veten

17 Prill, 14:11| Përditesimi: 17 Prill, 15:42

  • Share

Eurodeputetja Viola von Cramon i ka bërë thirrje Serbisë që t’i lirojë menjëherë shtetasit e Kosovës nga pikëkalimet kufitare të Serbisë.

Qindra kosovarë po mbahen në zonat neutrale të pikëkalimeve kufitare të Serbisë me shtetet tjera.

Atyre u janë marrë dokumentet identifikuese e janë lënë në zonat neutrale qe më shumë se 15 orë.

“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”, ka shkruar ajo në Twitter.


Lajmi kryesor:

Serbia bllokoi për disa orë 300 qytetarë të Kosovës në kufi me Kroacinë dhe Hungarinë! Kurti: Po hakmerret për Këshillin e Evropës


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?