Voltana Ademi thirrje shkodranëve: Çdo shëtitje e juaja vështirëson mbijetesën tonë

19 Mars 2020, 21:42| Përditesimi: 19 Mars 2020, 21:44

  • Share

Voltana Ademi i ka bërë thirrje dhe apel të gjithë qytetarëve në Shkodër që të shmangin shëtitje dhe daljet e panevojshme. Ajo thekson se pavarësisht se jetesa e gjithsecilit prej nesh ndryshoi në mënyrë drastike në pak ditë, duhet të qëndrojmë brenda në shtëpi për të luftuar këtë virus të rrezikshëm. Ademi shprehet se nëse qytetarët nuk u binden urdhrave do të zgjasin periudhë e karantinës dhe sa më shumë të zgjatet karantinë më dëme ka ekonomi, familjet shqiptare dhe qytetarët kudo në Shqipëri. Kjo thirrje e Voltana Ademit vjen pas shëtitjeve që disa shkodranë zgjodhën të bëni pasditen e  sotme në shëtitoren e Shkodrës.

Statusi i plotë i Voltana Ademit

E shqetësuar për shëndetin e secilit banor të Bashkisë Shkodër, ndiej detyrë tërheqjen e vëmendjes tuaj dhe sensibilizimin për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Shëndeti dhe mirëqenia e të gjithëve është prioritet absolut dhe më e rëndësishme se gjithçka.

Është shumë e vështirë që brenda pak ditëve, të ndryshojë totalisht jeta jonë, sjellja jonë, ritet më të zakonshme dhe shumë njerëzore. Sidomos është shumë e vështirë për ato familje që kanë punën e përditshme, jo gjithmonë të garantuar, të lidhur direkt me mbijetesën ekonomike ditë pas dite. COVID-19 është një e keqe që nuk e njohim dhe në vende shumë pranë nesh, po shkakton tragjedi.

E vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen, rrjedhimisht edhe pasojat që nuk i dëshiron askush, është të qëndrojmë në shtëpitë tona. Nëse ne qëndrojmë në shtëpi, dalja nga vetizolimi do bëhet më e shpejtë dhe gjithçka do të kthehet në normalitet brenda një kohe më të shkurtër.

Dalja nga shtëpia, pa një arsye jetike dhe në oraret e caktuara, rrezikon jetën tuaj, të familjeve tuaja dhe komunitetit tonë. Mos harroni që me daljet favorizoni përhapjen e COVID19 dhe nuk po bëni asgjë tjetër veçse po e vështirësoni edhe më shumë jetën e familjeve dhe personave më në nevojë të komunitetit e Shkodrës, po vështirësoni mbijetesën e tyre.

Çdo ditë e tyre pa punë dhe pa asnjë të ardhur minimale, thellon problemet ekonomike të përditshmërisë së tyre të vështirë edhe pa peshën e COVID-9, shkatërron shëndetin e tyre, shëndetin e fëmijëve të tyre, familjet e tyre deri edhe jetën e tyre.

Ky virus nuk është një grip i thjeshtë, është virus i rëndë që po merr jetën e njerëzve, pa dallime moshe. Nuk është vetëm kaq, vazhdon të jetë kanosje e tërë shoqërisë por dhe parandalohet thjeshtë: Me ndërmarrjen individuale të masave ekstreme të qëndrimit në shtëpi, që fillojnë nga vullneti i mirë i juaj.

Ndaj, duke besuar në vullnetin e mirë tuaj dhe në dashurinë tuaj për veten, për familjen, për miqtë, dashamirët tuaj dhe shtëpinë tonë të përbashkët - Shkodrën, ju bëj thirrje t’i kufizoni lëvizjet tuaja dhe të respektoni udhëzimet nga ekspertët për parandalimin e virusit.

E mira, e sotmja dhe e nesërmja e komunitetit tonë, është në duart tuaja dhe vetëm së bashku mund ta kalojmë këtë situatë shumë të vështirë.

Komento

Komente

  • Dita: 20/03/2020 06:18

    Bravo shkodra gjat gjith koherave i keni thyer turinjt dobiçlluqeve te qeveris, kto lojra te pa para do zgjasin pa marim,ça do bejme do vdesim per buk? Rroft shkodra e njerzeve te lire

    Përgjigju
  • Anamali: 19/03/2020 22:51

    Po Marku ka dal prej shpie apo ala e ke mes shaleve o shkine e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?