Voltana Ademi në Kuvendin e Berishës: Historia po na thërret serish si 31 vite me parë, PD 8 vite vetëm rezultate negative

11 Dhjetor 2021, 14:27| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 16:47

  • Share

 

Në skenën e ngritur në stadium për Kuvendin e PD-së të thirrur nga Sali Berisha e mori fjalën edhe e vetmja Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila është e vetmja drejtuese lokale që mban siglën e PD.

Ajo tha se në 8 vitet e fundit PD ka arritur vetëm rezultate negative, por edhe vendi ka vuajtur.

"Të rinjtë po braktisin vendin, PPP po grabisin paratë e shqiptarëve, jemi kthyer në epiqendër të trafikut të drogës, të gjitha pushtetet janë centralizuar në dorë dhe po rrëshqasim në një diktaturë me pamje të rrejshme. Por kjo situatë e rëndë duhet ndryshuar dhe do ta ndryshojmë të gjithë bashkë. Historia shpeshherë bëhet ciklike. Si në vitet '90, historia thërret në skenë sërish Partinë Demokratike. Në 31 mars 1991, komunistët fituan zgjedhjet e zhvilluara, por më pak se një vit më pas, PD arriti të marrë mbi dy të tretat e votave të shqiptarëve duke e shkëputur vendin nga diktatura. Nuk kishte magji. Ishin të njëjtët shqiptarë që e çliruan me votë. Sot gjendeni thuajse në të njëjtën situatë. Qeverisemi nëpërmjet vjedhjes së votave nga nipër e bij të atyre që ishin pjesë e nomeklaturës. Duket e vështirë që kjo kastë të largohet, por në fakt ata janë të dobët të zhytur në korrupsionin e tyre dhe përvetësimin e pushteteve. Ne e kemi një armë që ia kemi provuar suksesin: bashkimin. Gjërat që na bashkojnë jo vetëm si demokratë e shqiptarë janë më shumë se ndasitë e momentit", tha ndër të tjera znj. Ademi.

 


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Berishës si miting, miraton Statutin e ri të PD! Delegatët votojnë me ngritje dore, si u numërua vullneti i 4934 personave?! Basha shkarkohet me 4446 vota, vetëm 36 kundër


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?