Voltana Ademi liston 10 arsyet se përse do i bashkohet Metës në tubimin e 2 marsit

1 Mars 2020, 17:16| Përditesimi: 1 Mars 2020, 17:23

  • Share

Voltana Ademi, kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës do të jetë ditën e nesërme në shesh, mes shumë demokratëve të tjerë që i janë bashkuar tubimit thirrur nga Presidenti Ilir Meta. Ajo ka listuar një sërë arsyesh se përse qytetarët sipas saj duhet t'i bashkohen presidenti Meta.

"Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë,
Me përgjegjësi për të ardhmen,
Me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale,
Me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social,
Për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,
Me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare,
Me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor,
Si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit,
Për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror,
Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,
Me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit”
Mbrojmë kushtetutën e republikës tonë,
Vendin tonë, Shqipërinë",
shkruan Ademi.

Postimi i plotë i Ademit


Lajmi kryesor:

Basha konfirmon pjesëmarrjen në tubimin e Metës: Në shesh si qytetar! Detyra ime në mbrojtje të Kushtetutës (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?