Volejbollistja meksikane që la Amerikën për Shqipërinë: S’doja të vija, kisha lexuar gjëra të këqija në media! Tani do ua sugjeroj të tjerëve

23 Mars 2023, 13:21| Përditesimi: 23 Mars 2023, 13:32

  • Share

Celeste Vela nisi të lunate volejboll në qytetin e saj të Guadalahara në Meksiksë para se të transferohej në Amerikë ku ishte pjesë e ekipeve të universiteteve. Mirëpo prej gati 4 muajsh 22-vjeçarja është zhvendosur në Shqipëri për të luajtur me Tiranën. Në intervistën për ‘Report TV’ ajo tregon se e pati të vështirë të bindej për të ardhur në vendin tonë.

“Të jem e sinqertë fillimisht nuk isha e bindur për t’u transferuar këtu dhe e gjitha falë imazhit të ofruar nga mediat e huaja për Shqipërinë si një vend jo i sigurtë, por që personalisht më ka rezultuar krejt e kundërta dhe nuk pendohem aspak për zgjedhjen time,"-u shpreh ajo.

Volejbollistja e Tiranës tregon se të klubi kryeqytetas është pritur dhe ndjehet mjaft mirë.

“Jam shumë e kënaqur me vajzat e ekipit dhe stafin si për profesionalizmin e tyre ashtu edhe për anën njerëzore. E theksoj dhe një herë mikpritjen dhe ngrohtesinë që kam gjetur ketu, që po ma bën përshtatjen në këtë ambient shumë më të thjeshtë,”-tha ajo.

Celeste nuk e fsheh se në Shqipëri është për një periudhë kalimtare, pasi dëshura e saj është të transferohet të kampionatet e rëndësishme në Europë.

“Për momentin jam e përqendruar te Tirana. Dëshiroj të fitoj titullin kampion ketu, por të ardhmes nuk i dihet. Sigurisht jam e hapur për sfida të reja kështu që mbetet për t’u parë çfarë do të na ofrojë e ardhmja,”-u shpreh ajo.

Volejbollistja e Tiranës tregon se tani do ua sugjeroi edhe volejbollisteve të tjera për të ardhur në Shqipëri.

“Patjetër që do t'ia sugjeroja një aventurë në Shqipëri volejbollisteve nga Meksika. Madje do i ftoja jo vetem për mundesitë profesionale, por edhe të shijojnë bukuritë natyrore që ofron Shqipëria,”-tha ajo.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?