Moment nga ndeshja

Volejboll/ Tirana fiton 1-3 derbin e parë me Partizanin, bardheblutë marrin avantazhin me përmbysje

23 Prill, 14:59| Përditesimi: 23 Prill, 15:00

  • Share

TIRANË - Në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" është zhvilluar ndeshja e parë finale e kampionatit të volejbollit për meshkuj. Në parket Tirana fitoi 1-3 me sete kundër rivalëve të Partizanit.

Seti i parë foli për të kuqtë që u imponuan 25-21, për mos mbajtur dot avantazhin. Bardheblutë përmbysën gjithçka që në setin e dytë 20-25, për të vijuar 21-25 dhe 24-26.

Kështu Tirana merr avantazhin në finalen e parë, teksa takimi i radhës do jetë të enjten më 25 prill në orën 19:00 në Sallën Sportive të Farkës. Takimi i tretë është planifikuar për t'u zhvilluar në datën 28 prill në orën 18:00, ndërsa dy të tjerat për në 1 dhe 4 maj.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?