Skënderbeu me trofeun

Volejboll/ Skënderbeu i vajzave pa rivale, korçaret fitojnë 'Ligën Gjergj Kastrioti' për herë të tretë! Mposhtin Dritën në finale

3 Mars, 20:23| Përditesimi: 3 Mars, 21:02

  • Share

KORÇË - Mes 2 mijë të pranishmëve në "Tamara Nikolla", Skënderbeu i vajzave në volejboll fitoi 3-0 kundër Dritës së Gjilanit në finale dhe siguroi trofeun e 'Ligës Gjergj Kastrioti'.

Vajzat e trajnerit Orlando Koja nuk e diskutuan suksesin, paçka se në dy setet e para mikeshat nga Kosova treguan rivalitet në parket. Seti i parë u mbyll 26-24, teksa korçaret fituan edhe të dytin 25-23. Seti final u dominua nga korçaret, që e mbyllën 25-15 për të ngritur trofeun për herë të tretë, aq sa edicione ka ky turne.

Tifozët në Korçë

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?