Moment nga ndeshja

Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin

26 Prill, 11:17| Përditesimi: 26 Prill, 11:21

  • Share

Kampionati kombëtar i Superligës së volejbollit për meshkuj është në fazën finale të play-off, me Tiranën më pranë se kurrë për të siguruar trofeun e tretë radhazi.

Pasi fituan ndeshjen e parë në "Asllan Rusi" 3-1 me sete kundër rivalëve të Partizanit, djemtë e Arben Sakos kanë marrë serish një fitore në ndeshjen e dytë derbi.

Në sallën sportive të Farkës, Tirana fitoi 3-2 me sete kundër Partizanit, në një ndeshje me përmbysje dhe ripërmbysje e që zgjati dy orë e gjysmë. Seti i parë u mbyll 25-23 për Tiranën, teksa më pas Partizani i trajnerit Ylli Tomorri përmbysi 21-25 dhe 18-25.

Seti i katërt foli 25-16 për Tiranën, me ndeshjen që shkoi me setin final dhe të pestë. Në këtë set Tirana fitoi 15-12 dhe siguroi kështu fitoren e dytë në ndeshjet finale, duke qenë pranë trofeut.

Më 28 prill në orën 18:00 sërish në Farkë luhet ndeshja e tretë, ajo që për Tiranën është një finale pasi mund të sigurojë trofeun, ndërsa Partizani ka shansin të rihapë finalet dhe të zgjasë play-off me një tjetër ndeshje minimumi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?