Partizani feston me trofeun

Volejboll meshkuj/ Partizani mposht Tiranën në derbi, fiton Kupën e Shqipërisë

17 Mars, 20:33| Përditesimi: 17 Mars, 20:34

  • Share

TIRANË - Në ambientet e Parkut Olimpik "Feti Borova" u zhvillua finalja e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Partizani fitoi 3-0 me sete kundër Tiranës në derbi, duke fituar kështu trofeun.

Partizani siguron titullin e 14-të të Kupës në histori, teksa këtë sezon kanë bërë një paraqitje për t'u mbajtur mend, duke triumfuar edhe në Ligën Mbarëkombëtare "Gjergj Kastrioti".

Në ndeshjen e sotme seti i parë u mbyll 25-12, ai i dytë 25-22 dhe i treti po 25-22, me Partizanin që dominoi sfidën.

Lojtari i finales u shpall Osman Qepa, autor i 10 pikëve në derbi. Paraqitje të shkëlqyer bënë edhe brazilianët Coutinho dhe Soares, me 14 dhe 12 pikë.

Spikati gjithashtu edhe Raul Sabliqi, i cili realizoi 12 pikë, talent që po rritet gjithnjë e më shumë nën vëzhgimin e trajnerit Ylli Tomorri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?