Dinamo me trofeun

Volejboll femra/ Dinamo rikthehet në Superligë pas 16 vitesh

6 Prill, 19:09| Përditesimi: 6 Prill, 19:10

  • Share

TIRANË - Kategoria e Parë e volejbollit për femra ka ulur siparin e sezonit 2023-24 me Dinamon që është shpallur kampione. Pas një mungese prej 16 vitesh në Superligën e vajzave, tanimë Dinamo do jetë pjesë e elitës së rrjetës nga sezoni i ri.

Këtë të shtunë vajzat e Dinamos fituan 3-0 kundër Elbasanit duke dominuar mikeshat. Të besuarat e Altin Mërtirit kanë zhvilluar një sezon për t'u mbajtur mend, teksa e kishin siguruar disa javë më parë pjesëmarrjen në Superligë.

Në një cermoni pas ndeshjes në "Feti Borova", kreu i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi i dorëzoi trofeun vajzave kampione.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?