Vokshi për shembjen e Teatrit: Paratë e pista të krimit e drogës duan të ndërtojnë kulla betoni

14 Maj 2020, 14:23| Përditesimi: 14 Maj 2020, 14:24

  • Share

Albana Vokshi, ish-deputet e PD-së, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit për Tetarin Kombëtar, që do të jetë në rend dite për shembjen në mbledhjen e radhës së bashkisë së Tiranës. Vokshi thotë se paratë e pista të krimit e drogës duan të ndërtojnë kulla betoni në tokën e teatrit.

"Teatri Kombëtar është në rrezik më shumë se asnjëherë nga epidemia e vjedhjes, e grabitjes së pronës publike, nga babëzia për të zhvatur gjithçka që ta jep në dorë pushteti i vjedhur dhe i blerë me paratë e krimit.

Ky është një qark i mbyllur mes qeverisë dhe botës së krimit. Paratë e pista të krimit dhe korrupsionit që zgjedhin qeverinë, parlamentin, pushtetin lokal, kanë vënë në lëvizje vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që të investohen në kulla betoni në tokën e Teatrit dhe në pronën publike pas tij.

Kësaj skeme kriminale do t’i shërbejë edhe vendimi i nesërm i Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ky është një vendin që e mbajnë sekret, sepse është një raport i manipuluar, siç ka mashtruar këto 20 vjet Edi Rama opinionin publik, duke na thënë se Teatri rrezikon të shembet. Teatri nuk u shemb as kur gënjeu Edi Rama, as kur ra tërmeti.

Rreziku i vetëm i vjen nga babëzia e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt për të vjedhur. Bashkë me artistët dhe qytetarët do të jemi këtu për t’i bërë rezistencë kësaj hordhie që, në ikje e sipër po përpiqet të na vjedhë pasurinë kombëtare, të na shkatërrojë trashëgiminë kulturore me akte talebanësh dhe të na përdhosë identitetin tonë europian,"-shkruan Vokshi në 'facebook'.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • THITH LOPA ALBANA VOKSHI: 14/05/2020 19:28

    O albana vokshi thith lop sa të jet jeta ti e partia jote kak nuk vini më në pushtet o thith lop. Populli juve ju njef mir o thith lop me fytyr si bajg lope.

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 14/05/2020 16:15

    Hyp Xhixhi hyp Albana jalo ke 21 jam i karikuar mbas korones.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?