Vokshi në PPE: Rama shantazh
mediave, po kërcënon gazetarët

12 Nëntor 2017, 13:35| Përditesimi:

  • Share
Albana Vokshi, deputete e PD dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj mediave dhe gazetarëve për të fshehur skandalet e drogës dhe korrupsionit.

Vokshi ka informuar Forumin e Gruas së Partitë Popullore Europiane rreth përkeqësimit të Lirisë së Medias në Shqipëri, ndërsa ka bërë të ditur se përgjimet e antimafias italiane provojnë blerjen e zgjedhjeve të 25 qershorit nga Rama. ”Kryeministri i Shqipërisë po shantazhon dhe kërcënon gazetarët për të mbuluar skandalet me trafikun e drogës dhe aferat korruptive, të ministrave të rëndësishëm të Qeverisë së Tiranës”, tha Vokshi në takimin e Berlinit, ku Forumi i Grave të PPE i kërkoi Komisionit Europian të mbështesë lirinë dhe pavarësine e medias.

Vokshi theksoi se përgjimet e Anti-mafias italiane, ku implikohet ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe fushata elektorale e PS, faktojnë blerjen e rezultatit zgjedhor në qershor 2017. Përgjimet e anti-mafias italiane, tha Vokshi në fjalën e saj, vërtetuan denoncimet disa vjeçare të PD si dhe raportet e OSBE-ODIHR për blerje vote, kërcënime dhe trembje të votuesve nga anëtarë të organizatave kriminale.

Për të kontrolluar publikimet e skandaleve qeveritare, Kryeministri po bën çdo përpjekje për të intimiduar lirinë e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes”, tha Vokshi. Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi, kërkoi nga Forumi i Gruas së PPE të reagojë ndaj përkeqësimit të lirisë së medias. Në këtë takim, përvec Kryetares Doris pack, ishte edhe Dunja Mijatovic, eksperte për të Drejtat e Njeriut dhe Lirinë e Medias, e cila ka mbajtur deri ne 2016-ën postin e Shefes së OSBE për Lirinë e Medias.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?