Deputetja e zgjedhur, Albana Vokshi

Politikë

Vokshi i dërgon letër trupit diplomatik në Shqipëri: Qeveria po cenon lirinë e medias dhe fjalës së lirë, ndërhyni me influencat tuaja t'i jepni fund

30 Qershor 2021, 17:27| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 17:35

  • Share

TIRANË- Deputetja e zgjedhur, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë se po cenon lirinë e medias. Nisur nga kjo, Vokshi i ka dërguar një letër diplomatëve të huaj në vendin tonë, por jo vetëm që të ndërhyjnë te qeveria shqiptare për të ndalur sipas saj çdo veprim që cenon lirinë e fjalës, lirinë e medias dhe të drejtën kushtetuese për informim.

Letra u është dërguar  trupit diplomatik në Shqipëri, Delegacionit të BE,  Ambasadës së SHBA, prezencës së OSBE, Këshillit të Evropës,Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës Mijatovic, Komisionereve Maryia Gabriel dhe Dubravka Suica, Presidentes së Forumit te Grave të PPE Doris Pack si dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që trajtojnë çështje të medias si RSF, TI, Freeeom House etj.

 Në këtë letër ajo ka adresuar 3 problematike kryesore, si ndalimi i gazetarëve të akredituar në Kuvend për të marrë pjesë në Komisionet Parlamentare dhe censurimi i tyre, paketa anti-shpifje si edhe atë që sipas saj po bëhet për kapje e Këshillit drejtues të RTSH dhe Bordit të AMA-s.

(Letra drejtuar Ambasadave nga PD)

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 30/06/2021 18:06

    Hahaha.Albana Vokshi leter ambasadave.Hahaha,pash zotin,o gazetare,mundohuni qe Albana te jape interviste ne anglisht,ose ne çfare gjuhe te huaj. P.s. Krahasoni Majlinda Bregun me Albana Vokshin,intelektualisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?