Politikë

Vokshi: Basha të mos fshihet pas SHBA-ve! Dëshira e tij, uzurpimi i strukturave të PD!

12 Nëntor 2021, 18:37| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 19:11

  • Share

 

Deputetja Albana Vokshi tha këtë të premte se kriza e brendshme në PD erdhi si pasojë e vendimit të Lulzim Bashës në shkelje të statutit për të përjashtuar Sali Berishën. Ajo u shpreh se vendimi ishte në kundërshtim me statutin dhe se Basha nuk duhet të fshihet pas SHBA. Vokshi shtoi se sa i përket zgjedhjeve në LDG, ato janë ezauruar në çdo degë dhe prezent ka qenë vetë Gazment Bardhi.

“Zoti Basha ka thënë se vendimi ka qenë personali i tij, ndaj nuk ka pse fshihet sot pas Amerikës. Zënia apo uzurpimi i hapësirave që nuk i takojnë, siç është shpallja e zgjedhjeve, nuk i takon. Për më tepër që PD është e përfshirë në zgjedhje në çdo degë, ka qenë vetë zoti Bardhi present. Lidhja Demokratike e Gruas e ka kryer procesin e vet. Vetëm duhet Kuvendi tashmë dhe e zgjedh Kuvendi, e zgjedhin gratë. Pra dëshira për të uzurpuar çdo pozicion ka çuar në këtë situatë në PD. Tani është sovrani, anëtarë, që të vendosin se kush duhet të jetë kryetar i PD. Me sa duket zoti Basha është në minorancë. Kush ka shumicën pastaj, formon qeverinë. SHBA janë të detyruara pastaj të vendosin marrëdhënie me qeverinë” – tha Vokshi.


Lajmi kryesor:

Albana Vokshi në 'Kontrast' në Report Tv, publikon formularin me firmën e saj për thirrjen e Kuvendit: Po u ofrohen vende pune demokratëve që të mos mbështesin Berishën


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?