Foto nga 'Vogue Italia'

'Vogue Italia' vjen me një botim special bazuar në krizën e koronavirusit

8 Prill 2020, 20:12| Përditesimi: 8 Prill 2020, 20:19

  • Share

Revista e modës,  “Vogue Italia” ka reaguar ndaj pandemisë së koronavirusit me një botim të veçantë, duke paraqitur për herë të parë në historinë e revistës, një kopertinë krejtësisht të bardhë.

“E bardha është para së gjithash respekti. E bardha është rilindja, drita pas errësirës, bashkimi i të gjitha ngjyrave. E bardha është uniforma e atyre që kanë shpëtuar jetë ndërsa rrezikojnë vetë.

Është koha dhe hapësira për të menduar, dhe për të heshtur gjithashtu. E bardha është për njerëzit që po e mbushin këtë kohë dhe hapësirë me ide, mendime, histori, vargje, muzikë dhe dashamirësi ndaj të tjerëve”, tha kryeredaktori i "Vogue Italia", Emanuele Farneti.

Sipas tij kujton krizën e vitit 1929, ku rrobat u kthyen të bardha, një ngjyrë e zgjedhur për tshprehur pastërti në të tashmen dhe shpresë për të ardhmen.

"Mbi të gjitha, e bardha nuk dorëzohet; është një faqe e zbrazët për t’u mbushur, pjesa kryesore e një historie të re që do të fillojë”, tha Farneti. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?