Vogëlushja me djegie të shkallës së rëndë, xhaxhai apel nga QSUT: Na ndihmoni se s'kemi lekë për ilaçet (VIDEO)

12 Maj 2020, 13:06| Përditesimi: 12 Maj 2020, 13:18

  • Share

Një fëmijë 4-vjeç nga Librazhdi është transportuar në QSUT prej dy ditësh pasi është djegur në shkallë të rëndë. Xhaxhai i fëmijës Pëllumb Kurti kërkoi ndihmë përmes medias për të blerë ilaçet për mbesën, pasi u shpreh se nuk kanë mundësi financiare. Kurti tha se ilaçet kushtojnë 600 mijë lekë të vjetra. Ai u bëri thirrje strukturave shtetërore që ta ndihmojnë.

"Unë dua që të më shërohet fëmija, e kam sjell që dje pasdite këtu, është djegur jashtë mase, ilaçet kushtojnë 600 mijë lekë, unë nuk kam mundësi se jam vetëm me ndihmë ekonomike. Fëmija është djegur me ujë është në gjendje të rëndë.

Doktoresha më tha ilaçet kushtojnë shumë lekë. Spitali nuk përgjigjet më këto ilaçe. Kam 48 orë që rri këtu, kamë fjetur jashtë, e ëma e fëmijës është shtatzënë. Fëmija qan, është lidhur komplet me fasha. I bëj thirrje ministres së Shëndetësisë, kryeministrit dhe deputetit të zonës, Taulant Balla. Fëmijën e kam gocën e vëllait. E kam unë përsipër këtë fëmijë, pasi e kam rritur vetë" tha Kurti për mediat. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lulimiri: 12/05/2020 13:37

    Shendetesia falas e balles dhe Rames. Spitali cerdhe korrupsioni, thote s'ka ilace as per djegien. Mendo per semundje te tjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?