Brad dhe Quaden

Vogëlushi me nanizëm qan se shokët e tallin, ja çfarë bën aktori i famshëm për të (VIDEO+FOTO)

21 Shkurt 2020, 16:15| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 16:24

  • Share

Quaden Bayles është vogëlushi me nanizëm, një sindromë që pengon rritjen fizike, i cili shfaqet në videon prekëse të postuar nga nëna e tij.

Në video ai lutet që t’i jepnin një litar dhe të vriste veten, pasi shokët në shkollë e tallnin për shkak të gjatësisë së tij.

Komediani i njohur, Brad Williams i cili është gjithashtu me nanizëm, ka ngritur një faqe për të mbledhur fonde për 9-vjeçarin që të mundësojnë udhëtimin e tij në Disneyland.

Postimi i Brad

“Po e hap këtë fushatë për t’i treguar Quaden se bullizmi nuk do të tolerohet më tek ai dhe se është një qenie e mrekullueshme që meriton vetëm lumturi. Do ta marr Quaden dhe nënën e tij dhe do ju sjell në SHBA, do t’i akomodoj në një hotel të mirë dhe do të shkojnë në Disneyland”; është shprehur ai.

Ende pa mbushur 24 orë nga hapja e kësaj fushate, njerëzit kanë dhuruar më shumë se 200 mijë dollarë.

Kujtojmë që bullizmi është një prej problemeve më të mëdha tek fëmijët, i hasur shumë në shkolla dhe mjedise të tjera.

Komento

Komente

  • Gjyna Zoti i dhente Shendet .: 22/02/2020 07:22

    Cdo qenje e gjalle,,sidomos njerezit e Drejte te Jetojne sebashku ,pa dallime.. Zoti ja befte jeten mrekullira..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?