Vogëlushi 5-vjeçar nga Fushë-Miloti vuan nga epilepsia, prindërit apel për ndihmë: Nuk kemi ilaçe për djalin

14 Prill 2020, 16:21| Përditesimi: 14 Prill 2020, 16:30

  • Share

Situata nga koronavirusi ka vështirësuar edhe më shumë jetesën e familjes Osmani, e cila krahas varfërisë i duhet të përballojë dhe sëmundjen e djalit 5-vjeçar.

Vogëlushi vuan nga epilepsia dhe medikamentet që përdor gjenden vetem në Tiranë, por për shkak të bllokimit të qarkullimit udhetimi drejt kryeqytetit është i pamundur.

Sigurimi i ilaçeve për fëmijen e sëmurë, është kthyer në një mision të vështire në këtë kohë izolimi për familjen Osmani në Fushë-Milot të Kurbinit.

Vogëlushi 5-vjeçar vuan nga epilepsia dhe medikamentet që përdor gjenden vetem në Tiranë, por për shkak të bllokimit të qarkullimit udhetimi drejt kryeqytetit është i pamundur.

Pjestarët e kësaj familje 6 anëtareshe tregojnë vështiresitë që po përballen, ndërsa thonë se askush nuk ju ka ardhur në ndihmë në këto ditë izolimi që po kalojnë.

"Problem kemi punën e ilaçeve, unë shkoj çdo 10 ditë dhe tani nuk na lënë që të dalim.Na duhet të marrim një autorizim në Lezhë, por ne duhet të shkojmë çdo 10 ditë për të marrë autorizim dhe nuk kemi ekonomi që të shkojmë", tha kryefamiljari.

"Jemi në kushte shumë të vështira, me fëmijë të sëmurë. Askush nuk na ka ndihmuar, as bashkia'', tha nëna e 5- vjeçarit.

Përballë vështiresive ekonomike dhe pamundesisë për të lëvizur kjo familje kërkon që të pakten t'i sigurohen ilaçet për fëmijen e sëmurë, pasi mungesa e mjekimit po i rrezikon jeten.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?