Rita dhe Sihana

‘Vodhi’ zemrën e Rita Orës në ‘The Voice Australia’, shqiptarja nga Kosova rrëfen emocionet e paharrueshme

18 Gusht 2023, 11:55| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 12:21

  • Share

Sihana Haxhnikaj, shqiptarja nga Kosova që performoi së fundmi në audicionin e 'The voice Australia', ka rrëfyer emocionet e natës së magjishme, ku arriti të merrte pëlqimin e publikut dhe këngëtares Rita Ora, e cila në rolin e jurisë zgjodhi të shtypte pulsantin për të bërë pjesë të grupit të saj.

Në skenën e madhe të “The Voice”, 16-vjeçarja solli në skenën e kompeticionit të njohur të këngës, hitin e yllit të pop-it Miley Cyrus “Nothing Breaks Like A Heart”.

Mirëpo ajo që mori vëmendjen më të madhe, ishte momenti kur Rita pasi e kishte përzgjedhur yllin e ri të muzikës në grupin e saj kuptoi nga emri i saj që vajza ishte nga Shqipëria.

Sakaq, ajo ka reaguar e emocionuar nga ky fakt dhe në shqip përshëndeti familjarët e saj.

Sihana ka lindur në Sydney, pasi prindërit e saj emigruan në Australi gjatë luftës së fundit në Kosovë.Atje ajo tani po ndjek ëndrrën e saj më ta madhe që të bëhet një këngëtare profesionale.16-vjeçara u përzgjodh nga Rita në ekipin e saj, për të vazhduar rrugën drejt finales së madhe.

Në një intervistë për Klan Kosova, 16-vjeçarja rrëfeu të gjitha emocionet e përjetuar atë mbrëmje dhe ëndrrën e realizuar që të punonte me Ritën.

“Kur u bëra ekipi i Ritës dhe kur ajo e ka kthyer karrigen jam bërë shumë e lumtur dhe e entuziazmuar, gjithmonë e ka dashur Ritën që kur kam qenë e vogël, e lumtur që jemi dy shqiptare dhe do të mund të punojmë bashkë. Kur më ka pyetur për mbiemër kam filluar të qesh se mbiemri im nuk është një mbiemër që e ka çdo kush, se është i rrallë kur e thash përsëri ajo u shokua se ajo e kuptoi se ishte mbiemër shqiptar dhe kjo më lumturoi”, tha konkurrentja shqiptare e “The Voice Australia".

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?