Akrobati 27-vjeçar, në Paris

Bota

‘Vodhi' vëmendjen e vizitorëve të kullës së Eifelit në Paris, akrobati i ri 'dhuron' spektakël në 70 metra lartësi

19 Shtator 2021, 14:38| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 14:40

  • Share

FRANCË- Me siguri kjo ishte e vetmja herë që turistët nuk kanë parë kullën e Eifelit, por akrobatin i cili "dhuroi" spektakël, në një lartësi prej 70 metrash në Paris.

Zbathur dhe i fokusuar, pamjet nga shfaqja akrobatike e 27-vjeçarit Nathan Paulin të lënë pa frymë. Ai eci për rreth 30 minuta mbi litar, ndërsa ishte i lidhur me një litar siguri. Momenti më i veçantë, ishte ku akrobati i ri, u shtri mbi litar për të shijuar qiellin dhe arritjen e tij.

Duke folur për mikrofonin e BBC, i riu tha se pavarësisht se ishte një sfidë e vështirë, eksperienca ishte fantastike.

“Ishte fanstastike, por nuk ishte aspak e lehtë. Të qëndrosh i fokusuar me gjithçka qe ndodhet rreth teje është shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur për arritjen time.", tha ai.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?