Foto ilustruese

Kronikë

Vodhi para në kompaninë ku punonte dhe largohet, shpallet në kërkim 45-vjeçari në Kavajë

16 Prill 2021, 08:30| Përditesimi: 16 Prill 2021, 08:31

  • Share

Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme në Kavajë, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në kompaninë ku punonte. Policia bën me dije se 45-vjeçari me inicialet Sh.E., është larguar menjëherë pas vjedhjes, ndërsa po punohet për kapjen e tij.

"Më datë 15.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. E., 45 vjeç, pasi në Kavajë, duke qenë punonjësi i një kompanie  ka shpërdoruar detyrën, duke vjedhur një shumë parash. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij", njofton policia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?