Vodhi para dhe bizhuteri me vlerë në një shtëpi në Gjirokastër, 46 vjeçari arrestohet pak orë më pas (EMRI)

21 Prill 2023, 09:44| Përditesimi: 21 Prill 2023, 16:30

  • Share

Një 46 vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokstrës për vjedhjen e parave dhe bizhuterive me vlerë të konsiderueshme në një banesë. Në pranga ka rënë Arben Muskanja, i cili ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Arrestimi i tij u bë i mundur pak orë pas vjedhjes së kryer mëngjesin e sotëm kur ka hyrë në një banesë në Vanistër të Dropullit dhe ka marrë një sasi të konsiderueshme parash, 9 ora dore, 13 varëse, 9 bylyzykë dhe bizhuteri të tjera që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?