VIDEO/Vodhi mjetin tip 'Opel' në oborrin e një banese dhe e fshehu në garazh, arrestohet 43 vjeçari në Tiranë

21 Dhjetor 2023, 08:49| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 09:08

  • Share

Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e vjedhjes së pronës. 

Në pranga ka rënë A.S, banues në Tiranë. Ky i fundit, ditën e djeshme (20 dhjetor) në rrugën "Bab Rexha" ka hyrë në oborrin e një banese dhe ka vjedhur mjetin tip 'Open' në pronësi të T.M dhe më pas e fshehu në një garazh në zonën e Don Boskos.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?