Ora e floririt dhe varësja e grabitur

EMRI/ Gramsh, hajduti kapet 'me presh në duar' brenda shtëpisë ku kishte hyrë të vidhte! Në trup i gjejnë orën e floririt dhe 4 varëset

9 Nëntor 2023, 13:10| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 14:41

  • Share

GRAMSH- Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia në Gramsh pasi u kap në flagrancë në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur.

Në pranga ka rënë i riu i identifikuar si Esiljano Lazi. Gjatë kontrollit që iu bë, iu gjet një orë floriri dhe 4 varëse që i kishte vjedhur në banesën e fshatit Bresnik.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u kap në flagrancë brenda banesës, në fshatin Bresnik, shtetasi Esiljano Lazi. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një orë floriri dhe 4 varëse që ai i kishte vjedhur në këtë banesë" informoi sot policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?