Vodhi një çek me vlerë 10 mijë euro në kompaninë ku punonte, në pranga 23-vjeçari në Tiranë

11 Mars, 09:17| Përditesimi: 11 Mars, 09:31

  • Share

TIRANË- Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka vjedhur një çek me vlerë 10 mijë euro në kompaninë ku punonte. Në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorë të tij, K. L., 24 vjeç dhe A. L., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.  

I riu L.SH, banues në Tiranë, u kallëzua nga pronari i kompanisë.

Nga hetimet dyshohet se 23-vjeçari ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën, në subjektin ku ishte punësuar si kasier, një çek me vlerën 10 000 euro, të cilin më pas ua ka dhënë 2 shtetasve që janë shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?