Vodhi në mes të natës kamionin në Tiranë, autori nga Durrësi përpara Gjykatës: E bëra për shkaqe ekonomike, jam penduar

25 Gusht 2022, 10:48| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 10:51

  • Share

TIRANË- Afrim Agasi ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi mbrëmjen e disa ditëve më parë vodhi një kamion në Tiranë. Ai pranoi vjedhjen dhe ka deklaruar se e bëri për shkaqe ekonomike. Agasi ka qenë i arrestuar më herët për trafik droge ndërsa Gjykata penale e ka lënë në qeli 51-vjeçarin.

Report Tv mëson se Agasi ka thënë në Gjykatë se është penduar për krimin e kryer.

Si u vodh makina në Mullet:

51-vjeçari me çantën sportive të shpinës me mbishkrimin Nike mori kamionin dhe e fshehu në afërsi të Ishmit. Të nesërmen, pas vjedhjes ai nuk u paraqit në punë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?