Ekstradim

Vodhi ne 2015 filialin e bankës në Shijak, arrestohet pas 9 vitesh në Itali (Emri)

16 Mars, 13:29| Përditesimi: 16 Mars, 13:44

  • Share

Tirane -  Policia italiane lokalizoi dhe vuri në pranga me qëllim ekstradimin Sebastian Varaku, alias Ervin Varaku, 38 vjeç banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vjet e 8 ditë burgim.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 7 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer në bashkëpunim.

"Në vitin 2015, në Shijak, Durrës, një shtetas i maskuar dhe i armatosur ka hyrë brenda në filialin e një banke të nivelit të dytë dhe ka marrë një sasi parash. Nga hetimet rezultoi se autor i kësaj vepre penale ka qenë shtetasi Sebastian (Ervin) Varaku" informoi sot policia e Tiranes. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve drejt vendit tonë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ka shtet: 06/04/2024 12:10

    Paska ardhe per amnistine ky mesa duket si shume te tjete…Kemi shtet ne fal vepra penale,BRAVO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?