Momenti kur Ardian Isufi mbërrin në Gjykatën e Korçës

Korçë/ Vodhi makinën sapo u lirua nga amnistia, 36-vjeçari kthehet sërish në burg

29 Prill, 11:09| Përditesimi: 29 Prill, 11:16

  • Share

KORÇË- Ardian Isufi, 36-vjeçari që vodhi një makinë në Korçë sapo u lirua nga amnistia u kthye sërish në burg.

Në Gjykatën e Korçës u zhvilluar sot seanca gjyqësore, ku ndaj tij u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Ardian Isufi u arrestua pa kaluar 24 orë nga lirimi i tij nga qelia, pasi përfitoi nga amnistia. Më datë 25 prill ai ka vjedhur një mjet ‘Ford’, i cili ka qenë i ndezur në parkim afër lagjes 18 të qytetit të Korçës.

Kujtojmë që Isufi ka qenë i dënuar për vjedhje (automjetesh) edhe më herët.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?