Vodhi euro dhe një çantë nga makina e parkuar, pranga 36-vjeçarit në Vlorë

20 Maj, 14:06| Përditesimi: 20 Maj, 14:23

  • Share

VLORË- Një 36-vjeçar është vënë në pranga në Vlore, pasi ka vjedhur një shumë parash në një automjet të parkuar. Një shqiptar i Kosovës ka denoncuar në polici se i kishin vjedhur një shumë parash dhe çantën me sende personale në Lungomare të Vlorës.

36-vjeçari A.Ç u arrestua, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën 200 euro dhe 4 mijë lekë të reja që i kishte vjedhur në makinën e shqiptarit të Kosovës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?