Foto ilustruese

Vodhi celularin e një qytetari në lokal, arrestohet 4 ditë pas ngjarjes 38-vjeçari në Korçë

22 Shtator 2023, 11:35| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 11:37

  • Share

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Polcia Korcë, katër ditë pasi i vodhi celularin një qytetari, në ambientet e një lokali.

Në pranga ka rënë kërkim F. Zh., 38 vjeç, banues në Korçë, i cili me datën 19 shtator i ka vjedhur aparatin celular një qytetati, në ambientin e një lokali, në lagjen nr. 18, Korçë. 

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi hetimi në gjendje të lirë për K. Ç., banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi dyshohet se ka dëmtuar një sipërfaqe toke të mbjellë me perime, në pronësi të një tjetëri.

Po ashtu, nën hetim janë vënë edhe dy persona të tjerë. Konkretisht, një 17-vjeçar, i cili u kap në rrugën e Drilonit, Pogradec, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe një 64-vjeçar me iniciale A.P, pasi dyshohet se më datë 16 shtator 2023, i ka vjedhur një mjet pune në banesë, një shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?