Vodhën produkte dhe para brenda një dyqani në Dibër, arrestohet 18 vjeçari, nën hetim 2 të miturit

18 Nëntor 2023, 09:55| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 09:57

  • Share

DIBËR- Një 18 vjeçar është arrestuar dhe 2 të mitur janë vënë nën hetim nga policia pasi akuzohen për vjedhjen e një dyqani në fshatin Gjoricë.

Ka qenë pronari i dyqanit, 59 vjeçari L.O ai që ka bërë kallëzimin se 3 persona i kishin hyrë në dyqan dhe i kishin marrë produkte të ndryshme dhe një shumë parash.

Në pranga për vjedhje ka rënë Viktor Koxha, 18 vjeç. Ndërsa për 2 të miturit e tjerë 16 dhe 13 vjeç, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shkak të moshës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?