Foto ilustruese

Vodhën para dhe vegla pune në 2 banesa në Gjirokastër, arrestohen 2 të rinjtë

16 Dhjetor 2023, 09:32| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 09:40

  • Share

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës për 2 raste vjedhjesh të kryera në muajt tetor dhe dhjetor.

Në pranga kanë rënë Xh.L, 24 vjeç dhe një 17 vjeçar. Të dy të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe disa vegla pune në 2 banesa të qytetit të Gjirokastrës.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer 2 të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?