Foto ilustruese

Vodhën para dhe produkte nëpër bizneset e Librazhdit, në pranga dy të rinj

3 Shkurt 2023, 11:19| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 12:02

  • Share

LIBRAZHD- Dy të rinj kanë rënë në pranga pasi janë kapur duke vjedhur para dhe produkte nëpër bizneset në Librazhd. Ata vidhnin në grup, së bahsku me një të mitur tjetër. Për shkak të moshës, bashëpunëtori tjetër po procedohet në gjendje të lirë.

Në datat 28.12.2022 dhe 01.02.2023, ky grup kanë vjedhur në 2 dyqane të ndryshme në Librazhd, shuma parash, celularë dhe produkte të tjera.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta persona.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?