Durrës/ Arrestohen hajdutët e shtëpisë së gjyqtares Shpëtime Pitaku dhe zyrtarëve të lartë! Kamerat i kapën 'mat' duke u kacavjerrë nëpër tuba (VIDEO)

11 Tetor 2023, 08:25| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 12:39

  • Share

DURRËS- Ilir Sharka, Aldi Rama dhe Arif Nezha janë vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen si autorë të 7 vjedhjeve në Durrës. Grupi i 3 hajdutëve futej nëpër banesat e biznesmenëve dhe zyrtarëve të lartë dhe vidhnin shuma të mëdha parash dhe bizhuteri, kur nuk kishte njeri. Një prej zyrtareve të larta që ra pre e vjedhjes nga 3 hajdutët ishte edhe gjyqtarja Shpëtime Pitaku, e cila më 4 qershor denoncoi se ju vodhën 2 mijë euro dhe disa bizhuteri.

Pitaku rrëfeu për mediat se mbrëmjen e 4 qershorit kishte dalë për shëtitje me bashkëshortin e saj dhe kur u kthye konstatoi se ishte vjedhur.

Policia ka mundur të sekuestrojë 115 000 lekë, bizhuteri, aksesorë të tjerë të vjedhur, veshje të përdorura nga të arrestuarit, 2 celularë dhe 3 automjete.  Hajdutët mbanin në vëzhgim prej ditësh banesën që kishin objektiv të vidhnin, siç duket edhe nga pamjet, ata ngjiteshin në shtëpitë e biznesmenëve dhe zyrtarëve të lartë duke u ngjitur me litar ose nga tubi i çatisë, gjithnjë kur në banesë nuk ishte njeri.

Policia zbuloi se grupi i hajdutëve janë autorë edhe të 6 vjedhjeve të tjera në Durrës.

  • -më datë 05.06.2023, kanë vjedhur në banesën e  V. P. (me detyrë gjyqtare), 3 çanta dhe 3 000 euro;
  • -më datë 16.10.2022, në banesën e N. R., kanë vjedhur 40 000 lekë dhe 2 bizhuteri floriri;
  • -më datë 21.01.2023, në banesën e  A. L., kanë vjedhur 11 000 euro dhe bizhuteri me vlerë 5000 euro;
  • -më datë 09.05.2023, në banesën e  S. A., kanë vjedhur 1 000 000 lekë dhe bizhuteri me vlerë 200 000 lekë;
  • -më datë 15.07.2023, në banesën e  Y. Ç., kanë vjedhur 4000 euro dhe 150 000 lekë;
  • -më datë 31.08.2023, në banesën e  E. K., kanë vjedhur 1500 euro;
  • -më datë 30.09.2023, në banesën e  A. S., kanë vjedhur 100 000 lekë dhe bizhuteri floriri.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës pranë Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aqif: 11/10/2023 12:26

    E mer Arif laluci, 55 vjeç burre po hajdut ngele. Gjynah se i more ne qafe ato 2 çunat e rinj.

    Përgjigju
  • Komision: 11/10/2023 10:50

    haha biznesmeni ARIF NEZHA hajduti.hajdut lushnje.

    Përgjigju
  • Rock ndoci: 11/10/2023 09:39

    Keta vodhen hajdutet, e do Ja kthenin popullit gjene e vjedhur. Jane te pafajshem.

    Përgjigju
    • Ndrea: 11/10/2023 12:31

      E kam pas ne 8 vjeçare Aldi Ramen...Hajdut qe kalama, zot na ruaj ça parazitash po mban kjo toke.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?